Hoxhaj kërcënon Serbinë me reciprocitet

30 maj 2018 | 11:37

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj keqtrajtimeve që policia kufitare e Serbisë u ka bërë artistëve nga Kosova, të cilët ishin nisur për të marrë pjesë në festivalin e përvitshëm që mbahet në Beograd “Mirdita, Dobr Dan”.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, Hoxhaj këto pamje i ka quajtur të turpshme.

Ai u ka bërë thirrje autoriteteve të Serbisë që t’i ndalojnë këto veprime, përndryshe ka pohuar se do të pasojë reciprociteti.

“Pamje të turpshme në kufirin me Serbinë, ku autoritetet e atjeshme po i keqtrajtojnë artistët kosovarë që po udhëtonin për në Beograd. U bëjmë thirrje autoriteteve të Serbisë që t’i ndalojnë këto veprime, përndryshe do të pasojë reciprociteti. Si mund të flasim për normalizim kur Serbia bllokon artistët për të marrë pjesë në ekspozita”, ka shkruar Hoxhaj në “Twitter”.

Policia kufitare e Serbisë ka kontrolluar në detaje autobusin e ekipit nga Kosova që pritet të marrë pjesë në festivalin “Mirdita, Dobar Dan”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryeministrit në Itali, Carlo Cottarelli pritet…