Hoxhaj: Kosova duhet ta përfundojë shtetndërtimin, ka të bëjë me paqen rajonale

04 mars 2024 | 16:43

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se veriu i Kosovës paraqet një kërcënim jo vetëm për Kosovën, por për të gjitha shtetet demokratike.

“Kishim një situatë në veri ku pamë akte të dhunës e pastaj një akt terrorist në shtator të vitit të kaluar, pse dhe çfarë po ndodh? Duhet ta kuptojmë, Serbia po tenton ta bëjë pikë të sigurisë veriun dhe kjo është një sfidë e madhe jo vetëm për Kosovën, por edhe sigurinë e rajonit sepse nëse kjo ndodh, duhet të pyesim veten çfarë po bëjmë dhe ku po gjendemi. A po krijojmë një vakum pushteti, aty ku njerëzit jetojnë në veri, kjo për mua paraqet një rrezik të madh për siguri. Duhet të ketë një proces politik, zgjedhjet në veri, integrimi i serbëve në institucionet tona”, ka thënë Hoxhaj sesionin e dytë “Lufta në fqinjësi: Diplomacia e Mbrojtjes”, në kuadër të konferencës “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor”.

Më tutje, ai ka kritikuar qeverinë aktuale për faktin se sipas tij, ajo nuk ka një mbështetje aq sa duhet nga vendet fqinje.

“Gjithmonë e kam kuptuar dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë si instrument që rajonin do ta bëjë më të sigurt. Ministri Sveçla nuk e përmendi, sipas meje pika e tretë: ne duhet ta përfundojmë shtet-ndërtimin e Kosovës. Kjo ka të bëjë me paqen rajonale, sigurinë. Nëse Serbia nuk është e gatshme ta bëjë këtë, nuk do ketë njohje, marrëveshje, për ne duhet ta kemi planin ‘B’, ky është të mbështetet Kosova të ketë statusin e shtetit kandidat për anëtarësim”, ka thënë Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se…