Hoxhaj kritikon ashpër Osmanin dhe Kurtin: Ata kanë luajtur bixhoz me shtetin e Kosovës

09 mars 2026 | 22:49

Ish-ministri i jashtëm dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka kritikuar ashpër përplasjet politike mes ish-presidentes Vjosa Osmani dhe ish-kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se konflikti i tyre nuk është në të mirë të vendit, por dëshmi e mënyrës si kanë qeverisur.

Në një video të publikuar në Facebook, Hoxhaj tha se në Kosovë po përsëritet një logjikë e vjetër politike sipas së cilës “armiku i armikut tim është miku im”.

“Armiku i armikut tim është miku im. Kështu mendonin romakët, kështu mendojnë edhe sot disa në Kosovë, se armiqësia politike në mes të ish-presidentes dhe ish-kryeministrit është në favor të opozitës”, u shpreh Hoxhaj.

Ai shtoi se dy liderët politikë kishin ardhur në pushtet si një “koalicion i shpresës”, por sipas tij, qeverisja e tyre ka prodhuar të kundërtën.

“Këta të dy që rrejshëm erdhën në pushtet si një koalicion i shpresës, u treguan se janë boshti i së keqes”, tha Hoxhaj.

Sipas tij, përplasjet e fundit mes tyre kanë qenë të mbushura me akuza të ndërsjella për mënyrën si janë trajtuar interesat e shtetit.

“Njëra godiste tjetrin që po luan bixhoz me interesat e Kosovës. Në fakt, që të dy kanë luajtur bixhoz me shtetin, demokracinë, shoqërinë dhe mediat në Kosovë”, deklaroi ai.

Hoxhaj akuzoi gjithashtu dy ish-partnerët e pushtetit se kanë penguar opozitën të ushtrojë rolin e saj demokratik.

“Që të dy kanë goditë opozitën, duke ia pamundësuar asaj vitin e kaluar që ta ushtrojë të drejtën për të pasur një kandidat për kryeministër apo duke caktuar një datë të pafavorshme për zgjedhje”, tha Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se në Davos arriti…