Hoxhaj: Kriza, bllokada dhe zgjedhjet e reja kanë një përgjegjës, Albin Kurtin
Pas dështimit të votimit të qeverisë së propozuar nga Glauk Konjufca, deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj ka reaguar në Facebook duke thënë se kriza, bllokimi politik dhe zgjedhjet e reja kanë vetëm një përgjegjës: Albin Kurti.
Hoxhaj e konsideron si të qartë rolin e kryeministrit në situatën aktuale politike, duke e vënë theksin mbi pasojat që ka kjo krizë për vendin dhe institucionet.
“Kriza, bllokimi politik dhe zgjedhjet e reja, kanë vetëm një përgjegjës, ai është Albin Kurti.”, ka shkruar Hoxhaj.
Glauk Konjufca ka dështuar të zgjidhet kryeministër i Kosovës meqë nuk mori 61 votat e nevojshme në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Pas këtij dështimi zgjedhjet pritet të jenë të pashmangshme. Tani i mbetet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, të vendosë për hapat e mëtejmë.



