Hoxhaj: Kurti sikurse e ka pranuar fshehtë edhe po e mban fshehtë Asociacionin nga të gjithë

24 nëntor 2023 | 20:16

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili ka thënë sot se Statutin e Asociacionit duhet ta publikojnë ndërkombëtarët

Hoxhaj ka shkruar në “Facebook” se Kurti e ka pranuar dhe po e mbanë fshehtë Statutin e Asociacionit “duke na thënë se jo ai, si Kryeministër i Kosovës, por ndërkombëtarët duhet ta bëjnë publik atë”.

“Asnjëherë, as në Rambuje (1999) as në Vjenë (2005-2007) e as në Bruksel (2011-2021) nuk është vendosur për një çështje aq të rëndësishme politike pa kurrfarë procesi politik, pa transparencë, pa llogaridhënie dhe pa legjitimitet demokratik, sikurse që Albin Kurti e ka pranuar dhe po e mbanë fshehtë Statutin e Asociacionit, duke na thënë se jo ai, si kryeministër i Kosovës, por ndërkombëtarët duhet ta bëjnë publik atë, kur çdo kush e ka pa këtë dokument në Serbi, ndërsa po mbahet fshehtë nga opinioni publik, partitë politike dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton…