Hoxhaj: Liria e Kosovës nisi nga shtëpia e bacës Sabit

06 dhjetor 2021 | 11:32

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se me  keqardhje ka marrë lajmin për vdekjen e Sabit Zejnullahut, babai t të heroit Hakif Zejnullahu.

Ai ka thënë se lira e Kosovës ka nisur nga shtëpia atdhetare e bacës Sabit.

“Liria e Kosovës nisi nga kjo shtëpi, nga kjo frymë atdhetare e Sabit Zejnullahut që frymëzoi bijtë e tij. Ngushëlloj familjen Zejnullahu. Pusho në paqe Baci Sabit!”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka dhënë dorëheqje…