Hoxhaj: Mafia energjetike e LV-së ka rrënuar Kosovën (video)

23 dhjetor 2025 | 12:13

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numër 4, Enver Hoxhaj, ka adresuar kritika të ashpra për menaxhimin e sektorit energjetik nga qeveria Kurti, duke e quajtur “mafia energjetike”.

Ai ka thënë se keqmenaxhimi është bërë pjesë e ekonomisë së Vetëvendosjes.

“Kurti ka blerë 811 milionë euro para të Kosovës për energji elektrike nga Serbia. Vetëm në vitin e fundit janë blerë 247 milionë euro”.

“Qytetarët e Kosovës në fakt janë dy herë duke e paguar rrymën, duke fjetë nën thëngjill. Nuk mund të pretendojmë që dikush mund ta luftojë Serbinë nëse e financon luftën e Serbisë kundër Kosovës”, ka thënë Hoxhaj, duke shtuar se kjo situatë ka dobësuar sovranitetin e jashtëm të Kosovës.

Ai gjithashtu ka kritikuar mungesën e planifikimit dhe prodhimit të energjisë brenda vendit.

“Pse nuk ka pas prodhim të rrymës, pse nuk ka pas planifikim të prodhimit të rrymës. Ne duhet, mbi të gjitha, në vitin 2026 ta kemi temë kryesore pavarësinë energjetike”.

“Mafia energjetike është në fakt ekonomia e Vetëvendosjes. Kurti në fakt e ka dorëzuar sovranitetin e jashtëm të Kosovës në rajon më shumë në përputhje me atë se si i ka pas pritjet Serbia se sa i ka pas pritjet Kosova”, ka thënë Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 60, Besa Ismaili,…