Hoxhaj mban ligjeratë në Selanik, flet mbi sfidat dhe perspektivat e diplomacisë publik

03 korrik 2025 | 20:29

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, deputeti, Enver Hoxhaj, sot në Selanik ka mbajtur ligjëratën përmbyllëse me temën: “Diplomacia Publike ndërmjet dy Rendeve Botërore”, në Konferencën Ndërkombëtare “Global Media and Culture”, një ngjarje e rëndësishme që bashkoi akademikë, diplomatë dhe profesionistë të komunikimit nga e gjithë bota.

Hoxhaj ndau mendimet e tij mbi sfidat dhe perspektivat e diplomacisë publike në një botë gjithnjë e më të ndarë ndërmjet rendit të vjetër dhe atij të ri ndërkombëtar.

Në këtë kontekst, Hoxhaj ka theksuar edhe rëndësinë e pozicionimit të Kosovës, në mënyrë që të përfitojë nga ky tranzicion global dhe të forcojë subjektivitetin e saj ndërkombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë Time Kadrijaj, ka…