Hoxhaj mbështet sulmin e aleatëve në Siri

14 prill 14:44

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar sot se operacioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, dhe Francës në pikat në Siri ka qenë mëse i nevojshëm për t’i ndalur krimet e tmerrshme kundër civilëve dhe për ta ndalur përdorimin e armëve kimike në Siri.

Në profilin e tij në “Twitter”, Hoxhaj ka deklaruar se Kosova qëndron krah aleatëve të saj në mbështetje të këtij operacioni. Ai shtoi se përgjegjësit për krimet që janë bërë në Siri kundër civilëve të pafajshëm duhet të dalin para drejtësisë.

“Kosova qëndron krah aleatëve të saj, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, dhe Francës, në mbështetje të operacionit për t’i ndalur krimet kundër civilëve dhe përdorimin e armëve kimike në Siri. Kryesit e krimeve kundër civilëve duhet të japin përgjegjësi”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti sirian, Bashar Al-Assad i ka thënë homologut të tij…