Hoxhaj: Me shqetësim po i përcjell lajmet për përmbytjet në disa komuna
06 janar 2026
| 15:09
Reshjet e shumta të shiut, kanë përmbytur shumë zona duke iu shkaktuar vështirësi të mëdha qytetarëve.
Uji mori shtëpi, makina dhe prona të shumta.
Situata më e rënduar paraqitet në Drenas, Malishevë, Rahovec por edhe vende tjera.
Me këtë rast, ka reaguar edhe Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës.
Hoxhaj ka thënë se tani duhet reagim i menjëhershëm nga institucionet.
“Me shqetësim po i përcjell lajmet për përmbytjet në disa komuna të Kosovës. Pavarësisht reagimeve të institucioneve lokale, në këto momente, duhet të ketë reagim nga niveli qendror, pa vonesa dhe pa justifikime, të reagojnë menjëherë, me përgjegjësi të plotë, për të mbrojtur jetën, pronën dhe sigurinë e qytetarëve”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.



