Hoxhaj: Mujë Krasniqi dhe bashkëluftëtarët e tij ishin themel i lirisë sonë
14 dhjetor 2025
| 11:09
Kandidati për deputet i PDK-së, ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka kujtuar sot komandantin Mujë Krasniqi dhe bashkëluftëtarët e tij, që më 14 dhjetor 1998 në Pashtrik luftuan dhe ranë heroikisht për atdhe.
“Kur kam takuar dhe biseduar me nënën dhe babanë e Mujës, e kupton qartë se heroizmi i tij buronte nga një atdhedashuri e trashëguar brez pas brezi. Sakrifica e tyre mbetet themel i lirisë sonë. Lavdi Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.



