Hoxhaj në ‘Baliu Furniture’ në Ferizaj: A keni maçinë që me futë në strugë pak edhe qeverinë (video)

10 dhjetor 2025 | 12:43

Ish-ministri i Jashtëm, kandidat për deputet me numër 4 në listën e PDK-së, Enver Hoxhaj, sot ka vizituar kompaninë Baliu Furniture në Ferizaj, e cila eksporton produkte në Zvicër, Austri dhe Gjermani.

“Diçka për cunga të fortë, në Baliu Furniture, në Ferizaj!”, ka shkruar Hoxhaj mbi videon e publikuar në “Facebook”.

Në bashkëbisedim me pronarët e kësaj kompanie, Hoxhaj në humor ka thënë se: “A ke farë maçine që njeri mundet me qu në Prishtinë, me futë në strugë pak edhe Qeverinë, me gdhendë, me i dhënë formë që i heq sanksionet. A e din që është për cunga të fortë?”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rike Roci, e njohur nga pjesëmarrjet e saj në “Big…