
Hoxhaj në Istog: Bashkë të mobilizuar për Kosovën
Kryetari në detyrë i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, të dielën ka takuar strukturat e partisë në Istog.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se vendit i duhet mobilizim.
Hoxhaj ka pohuar se PDK-ja do t’i përmbush aspiratat dhe synimet e shtetit të Kosovës drejt integrimit në familjen e madhe evropiane.
Postimi i plotë i Hoxhajt:
Kjo është PDK e Istogut! Me vizion të qartë dhe platformë konkrete zhvillimore. Në takimin që patëm me struktura së bashku me kryetarin e degës Lulzim Shoshi, me nënkryetarin e partisë Xhavit Haliti dhe me anëtarët e kryesisë, Bajrush Xhemajlin, Ganimete Musliun dhe Blerta Deliu – Kodran, qartësuam rrugën që do të ndjekë PDK për t’i përmbushur aspiratat dhe synimet e shtetit të Kosovës drejt integrimit në familjen e madhe evropiane! Bashkë të mobilizuar për Kosovën! #HoxhajKryeministër