Hoxhaj: Në themelet e flijimit të familjes Jashari lindi liria dhe shteti ynë

05 mars 2026 | 12:33

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka përkujtuar ditët e “Epopesë së UÇK”-së, duke theksuar se sakrifica e Adem Jasharit dhe familjes së tij mbetet themeli mbi të cilin u ndërtua liria dhe shteti i Kosovës.

Përmes një publikimi në Facebook, të shoqëruar me një video nga seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, e organizuar në nder të këtyre ditëve përkujtimore dhe me këngën “Sërish vjen marsi”, Hoxhaj ka kujtuar rëndësinë historike të sakrificës së familjes Jashari.

“Po shënojmë ditët e ‘Epopesë së UÇK’-së dhe në themelet e flijimit të Familjes Jashari, ka lindur liria jonë, ka lindur shteti ynë. Lavdi!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

Ditët e “Epopesë së UÇK”-së përkujtojnë rezistencën dhe sakrificën e familjes Jashari në Prekaz në mars të vitit 1998, ngjarje që shënoi një moment vendimtar në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Para ulëses së tij në Kuvend, Hoxhaj ka vendosur një fotografi të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit me mbishkrimin: “25 vjet PDK. Identitet. Krenari”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bekim Jashari, i biri i heroit Hamëz Jashari, ka kujtuar…