Hoxhaj në Uashington takohet me kongresistin Aderholt
03 shkurt 2026
| 14:25
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj është lajmëruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Hoxhaj ka bërë me dije se është takuar në Uashington me kongresistin, Robert Aderholt, të cilin e ka vlerësuar si mik të shqiptarëve.
“Takim në Washington D.C. me mikun e shqiptarëve, kongresmenin Robert Aderholt, së bashku me Fatmir Mediun dhe Argetim Hanin”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.



