Hoxhaj: Nuk e kemi menduar se do të vijmë në Reçak pa Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

15 janar 2021 | 11:13

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë homazhe në Reçak, në 22 vjetorin e masakrës në këtë fshat të Shtimes.

Hoxhaj ka deklaruar se Reçaku ishte një ngjarje që e lëvizi ndërgjegjen e botës dhe si rezultat i kësaj ishte intervenimi i NATO-s, në Kosovë në vitin 1999.

“Asnjëherë nuk e kemi menduar se pas 22 vitesh do të vijmë në Reçak për të nderuar të rënët pa Kadri Veselin, pa Hashim Thaçin, pa Jakup Krasniqin, pa Rexhep Selimin dhe pa komandantët e UÇK-së, të cilët në mënyrë të padrejtë janë duke u përballur me një gjykatë, prej të cilës besojmë se ata do të kthehen të lirë dhe fitimtarë”.

“Çdo shqiptarë, çdo evropian duhet ta dijë se ata në Hagë, nuk janë emra dhe mbiemra të përveçëm, ata përfaqësojnë kauzën tonë për liri. Rruga jonë për liri ishte e vështirë, ekzistenca jonë si shtet erdhi nga qytetarë trima dhe punëtorë. Ne e kemi për detyrë ta vazhdojmë sakrificën dhe me vendosmëri ta ndërtojmë më tutje një Kosovë moderne. Ata që janë në Hagë do ta mbrojnë edhe njëherë akuzën tonë për liri dhe do të kthehen fitimtarë”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërsa kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ka thënë se liria ka emër, ka Reçakun dhe luftën e UÇK-së.

“Ne masa të pandemisë jemi detyruar ta mbajmë këtë përvjetor të Reçakut kështu pa ndonjë organizim. Sot pa drejtësisht po mbahen në Hagë luftëtarët tanë. Në mungesë të presidencës jemi detyruar ta mbajmë këtë ngjarje kështu”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se pa…