Hoxhaj: Para 10 vitesh paralajmëroja rolin e Rusisë përmes Serbisë në Ballkan, sot është fakt gjeopolitik

14 prill 2026 | 21:05

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, para afro 10 vitesh në një artikullin të botuar para gati një dekade në gazetën prestigjioze amerikane The New York Times, paralajmëronte për rolin destabilizues të Rusisë në Ballkan, i cili po konfirmohen nga zhvillimet e sotme në rajon dhe pas agresionit rus në Ukrainë.

Në statusin e publikuar, Hoxhaj rikujton se në atë kohë kishte ngritur alarmin se “Rusia po përdorte Serbinë për ta mbajtur Kosovën dhe Ballkanin në tension të përhershëm”, një vlerësim që sipas tij sot është shndërruar në “fakt gjeopolitik”.

Në artikullin e botuar në The New York Times para afro 10 vitesh, Hoxhaj argumentonte se Moska po e shihte Ballkanin si hapësirë për të penguar konsolidimin e Kosovës dhe zgjerimin euro-atlantik të rajonit, duke përdorur Serbinë si instrument të ndikimit të saj strategjik.

Ai paralajmëronte se konfliktet e ngrira, instrumentalizimi i pakicave dhe tensionet e kontrolluara ishin pjesë e të njëjtit model që Rusia do ta shfaqte më vonë edhe në hapësira të tjera të Evropës Lindore.

“Po e ripublikoj këtë shkrim sepse historia po na rikthen para të njëjtave sfida me forma të reja”, ka shkruar Hoxhaj, duke e lidhur drejtpërdrejt mesazhin e dikurshëm me realitetin e sotëm të sigurisë në Evropë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në Prishtinë. Një…