 
                    Hoxhaj për Fatos Nanon: Një lider që përballoi kohë të vështira
                31 tetor 2025
                |  16:58
            
        Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano.
Përmes një postimi në “Facebook”, Hoxhaj ka shprehur pikëllimin e tij për humbjen e një figure të rëndësishme të politikës shqiptare.
“Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar. Ai la gjurmë të thella në jetën politike të Shqipërisë si themelues i Partisë Socialiste dhe si kryeministër në kohë sfidash të mëdha. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e tij. Pusho në paqe”, ka shkruar Hoxhaj.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        