
Hoxhaj: Për njohjen e patentshoferëve nga Gjermania është punuar gjatë
11 shkurt 2022
| 14:55
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka cilësuar si lajm jashtëzakonisht të mirë njohjen e patentshoferëve të Kosovës nga Gjermania.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se për këtë veprim është punuar gjatë.
“Njohja e patentë shoferëve të Kosovës dhe Shqipërisë nga Gjermania është lajm jashtëzakonisht i mirë për të cilin është punuar gjatë. Me votën pro të të gjitha landeve në Gjermani, tregohet miqësia e madhe mes dy vendeve tona. Faleminderit Gjermani!”, ka shkruar Hoxhaj.