Hoxhaj për sulmin në Graz: Dhuna në një vend ku fëmijët mësojnë, shqetësuese dhe e dhimbshme

10 qershor 2025 | 22:42

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pas sulmit tragjik që ndodhi sot në një shkollë në Graz të Austrisë.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se dhuna në një vend ku fëmijët mësojnë është thellësisht shqetësuese dhe e dhimbshme.

“Ngjarje tronditëse në Graz të Austrisë. Një sulm me armë në një shkollë të mesme ka lënë shumë viktima. Zemrat dhe mendimet tona janë me popullin austriak, me familjet e viktimave dhe me të gjithë ata që po vuajnë nga kjo tragjedi. Dhuna në një vend ku fëmijët mësojnë është thellësisht shqetësuese dhe e dhimbshme”, ka shkruar tutje Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri…