
Hoxhaj për vdekjen e xhaxhait të Kadri Veselit: I edukoi fëmijët e tij me frymën e atdhedashurisë
Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Smajl Veselit, xhaxhait të Kadri Veselit.
Hoxhaj përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se Smajl Veseli ishte burrë trim e atdhetar, i cili i edukoi fëmijët e tij me frymën e atdhedashurisë e vetëmohimit
“Me pikëllim mora lajmin e dhimbshëm për vdekjen e Smajl Veselit nga Broboniqi i Mitrovicës. Ai ishte babai i heroit të kombit Sabit Veseli dhe xhaxhai i Kadri Veselit. Smajl Veseli ishte burrë trim e atdhetar, i cili i edukoi fëmijët e tij me frymën e atdhedashurisë e vetëmohimit. Shtëpia e familjes Veseli ishte simbol i rezistencës në luftën dhe përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Veseli, miqve dhe dashamirëve të Smajl Veselit. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj.