
Hoxhaj për Veselin: Ushtar i vendit të vet, i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës!
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës ndaj kryetarit të partisë së tij Kadri Veseli nga Gjykata Speciale.
“Ushtar i vendit të vet, i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës! Ka vetëm një popull që ka luftuar për liri e pavarësi. Ka vetëm një UÇK që ka bërë luftë të drejtë”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.
Kadri Veseli përmes një deklarate publike ka thënë se dje pasdite është informuar nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara se gjyqtari i procedurës paraprake e ka konfirmuar aktakuzën kundër tij.
“Përmes kësaj deklarate dua t’i informoj qytetarët e Kosovës se kam bërë aranzhimet e nevojshme për të udhëtuar vullnetarisht drejt Hagës në mënyrë që t’iu përgjigjem këtyre akuzave. Nuk do të komentoj më shumë kësaj radhe”, ka thënë Veseli.