Hoxhaj premton rritje të pagave për Policinë e Kosovës

31 dhjetor 2020 | 08:22

Kreu në detyrë i PDK-së dhe kandidati për kryeministër nga ky subjekt, Enver Hoxhaj, ka premtuar rritje të pagave për policinë e Kosovës.

Hoxhaj në një shkrim publikuar në “Facebook” ka thënë se rritja e pagave dhe përkrahja do të bëhet në nivele të ndryshme.

“Rritja e pagave dhe përkrahja në nivele të ndryshme, gjatë qeverisjes së PDK-së, do ta bëjë Policinë e Kosovës, institucionin më kredibil e më profesional në nivel rajoni! Krenar me djemtë dhe vajzat tona që bartin këtë uniformë”, ka shkruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në numrin ekskluziv dhe festiv të gazetës “Epoka e re”…