Hoxhaj pret në takim ambasadorin e ShBA-së

14 mars 2022 | 19:18

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e ShBA-së, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për pritjet e Kosovës gjatë këtij viti dhe situatën e re të sigurisë në Ballkan të krijuar pas agresionit rus në Ukrainë.

“Ambasadori Hovenier është një mik i veçantë i imi që nga negociatat në Vjenë në vitin 2006/7. Ishte mbështetës i madh i dy Marrëveshjeve; që solli lirinë e Kosovës, ajo e Rambujesë; dhe pavarësinë e Kosovës, ajo e Vjenës”.

“I lumtur që një mik si Hovenier dhe mbështetës prej kohësh i Kosovës, kthehet në vendin tonë. Partneriteti, aleanca e Kosovës dhe ShBA-së janë kyçe për të ardhmën tonë euroatlantike”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ministrja e Punëve të…