Hoxhaj pret në takim deputeten e parlamentit të Shqipërisë, vajzën e Azem Hajdarit

30 mars 2019 | 14:07

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim deputeten Parlamentit të Shqipërisë, Rudina Hajdari, vajzën e Azem Hajdarit.

“Vizitë e këndshme në Prishtinë e deputetes së Parlamentit të Shqipërisë, Rudina Hajdarit. Një politikane e re me shumë potencial dhe një zë i fuqishëm në Shqipëri që po ndjek gjurmët e babait të saj, politikanit Azem Hajdari, për forcimin e demokracisë dhe perspektivës evropiane të shtetit shqiptar”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer, është konfirmuar në stolin…