Hoxhaj: Rimëkëmbja e sektorit të prodhimit, prioritet i qeverisë sime

09 shkurt 2021 | 13:53

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh kandidat për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka vizuar fabrikën e barnave “Trepharm”

Hoxhaj ka thënë se rimëkëmbja e sektorit të prodhimit është prioritet i qeverisë së tij.

“Bizneset inovative si Trepharm do të mbështeten me grante investive dhe pako të ndryshme stimuluese. Mbi 500 milionë euro të planifikuara në programin tonë do të shkojnë si mbështetje direkte për bizneset dhe prodhuesit vendorë. Do të bëhet edhe ulja e Tatimit në të Ardhura të Korporatave nga 10 %, në 8%, 7%, 5% dhe 0%, varësisht nga investimet dhe numri i të punësuarve”.

“Por, po ashtu, do ta rrisim edhe kapitalin e Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive deri në 100%. Gjatë qeverisjes sime, çdo kontest biznesor do të zgjidhet shpejt dhe pa burokraci, sepse ne do ta themelojmë edhe Gjykatën Komerciale”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizja Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti,…