Hoxhaj: Serbia me vite përdor shitjen e armëve si mjet të politikës së jashtme

26 gusht 2021 | 15:33

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se Serbia ka vite që e përdor shitjen e armëve si mjet të politikës së jashtme.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se për shkak të këtyre verimeve të Serbisë sot nëpër botë armët serbe janë në duart e organizatave terroriste.

“Serbia me vite po përdor shitjen e armëve si mjet të politikës së jashtme. Sot nëpër Afrikë dhe pjesët tjera të botës, armët serbe janë në duart e organizatave terroriste dhe diktatorëve që i përdorin ato kundër qytetarëve të pafajshëm”, ka shkruar deputeti i PDK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit