
Hoxhaj: Sot humbëm një artist të jashtëzakonshëm
23 nëntor 2020
| 11:36
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka ngushëlluar familjen Peja me rastin e vdekjes se këngëtarit Ismet Peja.
Hoxhaj ka thënë se sot Kosova ka humbur një artist të jashtëzakonshëm, i cili ka frymëzuar dhe mbushur zemrat plotë të një kombi.
“LAMTUMIRË MAESTRO! Sot humbëm një artist të jashtëzakonshëm, që frymëzoi e mbushi zemrat plotë të një kombi. Ismet Peja tërë jetën i këndoi Kosovës. Kurse ne, do të kujdesemi ta kujtojmë e ruajmë përherë veprimtarinë gjeniale të tij. Ngushëllime familjes, miqve dhe adhuruesve të veprës së tij”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.