Hoxhaj takon ambasadorin e Gjermanisë, diskutojnë për situatën politike në Kosovë

26 shkurt 2021 | 17:35

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka pritur të premten në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörg Rohde. Në takim është diskutuar për situatën politike në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit dhe procesin e formimit te institucioneve të reja.

Kryetari Hoxhaj  ka bërë me dije se PDK-ja do të angazhohet për mbrojtjen e vlerave demokratike në Kosovë, e mbi të gjitha do ta mbikëqyrë realizimin e premtimeve të qeverisë ndaj qytetarëve të Kosovës.

Ndër të tjera, Hoxhaj ka shtuar që Kosovës i duhet mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë në planin e konsolidimit të brendshëm dhe të jashtëm, rimëkëmbjen ekonomike, si dhe çështjet e sigurisë, sundimit të ligjit e arsimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përgjigjet e të gjitha tamponëve të kryer te futbollistët e…