
Hoxhaj takon ambasadorin e republikës çeke në Kosovë
01 mars 2022
| 10:57
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar sot ambasadorin e Republikës Çeke në Kosovë, Pavel Bilek.
“Pos që diskutuam për progresin e Kosovës që nga pas lufta, folëm edhe për agresionin brutal rus kundër Ukrainës dhe agresionin e Putinit kundër demokracisë”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Hoxhaj ka falënderuar ambasadorin për përkushtimin e tij dhe të shtetit të tij ndaj rrugës evropiane të Kosovës.