
Hoxhaj takon ish-kryeministrin e Turqisë, Ahmet Davutoğlu
20 maj 2025
| 11:25
Deputeti i PDK-së, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka takuar ish-kryeministrin e Turqisë, Ahmet Davutoğlu.
“Me mikun tim të madh, ish-Kryeministrin dhe ish-Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Ahmet Davutoğlu. Biseduam për tema të shumta që prekin Ballkanin dhe Lindjen e Mesme, por mbi të gjitha për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Turqisë”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.