Hoxhaj takon ish-shefin e NATO-s: Stoltenberg ka qenë gjithmonë mbështetës i aspiratave euroatlantike të Kosovës
15 shkurt 2026
| 13:24
Enver Hoxhaj, ish-ministër i jashtëm dhe deputet nga PDK-ja, ka zhvilluar sot një takim me Jens Stoltenberg, ministër i Financave të Norvegjisë dhe ish-sekretar të Përgjithshëm të NATO-s, gjatë Konferencës për Siguri në Munich.
Në një postim në rrjetet sociale, Hoxhaj ka publikuar një fotografi me Stoltenberg, në Konferencën e Sigurisë në Munich.
“Sot takova Jens Stoltenberg në Konferencën për Siguri në Munich, ministër i Financave i Norvegjisë. Bashkëpunimi ynë ka nisur kur ai ishte sekretar i përgjithshëm i NATO-s. Jemi takuar disa herë dhe Stoltenberg ka qenë gjithmonë mbështetës i aspiratave euroatlantike të Kosovës, përfshirë synimin e vendit për anëtarësim në NATO”, ka shkruar Hoxhaj.



