Hoxhaj telefonatë me senatorin Dole, e falënderon për mbështetjen e madhe

04 janar 2021 | 14:19

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me senatorin Bob Dole, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e madhe që ia ka dhënë Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se senatori Dole edhe këtë herë ka shprehur dashurinë̈ e tij të madhe për Kosovën dhe urimin që të kemi një vit sa më të mbarë dhe me më shumë prosperitet.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Kisha kënaqësinë dhe nderin që gjatë një bashkëbisedimi shumë të mirë t’i uroj Vitin e Ri mikut të madh të Kosovës, ish kandidatit për president të SHBA-ve, senatorit Bob Dole. Edhe këtë herë, sikur gjatë gjithë jetës së tij, senatori Dole shprehu dashurinë e tij të madhe për Kosovën dhe urimin që të kemi një vit sa më të mbarë dhe me më shumë prosperitet. E falënderova përzemërsisht senatorin Dole për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë popullit të Kosovës. Si kryeministër i ardhshëm e sigurova atë se, edhe në sfidat dhe proceset e ardhshme, përkushtimi ynë, përkushtimi i popullit tonë, do të jetë forcimi i partneritetit strategjik në mes të dy vendeve tona. Aty ku është Amerika është edhe Kosova!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 22-vjetorit të fillimit të transmetimit të radios…