Hoxhaj thumbon Limajn dhe Kurtin

27 janar 2021 | 20:15

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ndërsa ka mbajtur një takim me qindra të rinj nga Malisheva, ka dhënë mesazhe të forta dhe porosi të qarta se kush duhet të votohet në këto zgjedhje.

Hoxhaj duke shigjetuar Nismën dhe LV-në, deklaroi se nuk duhet që të mos votohen ata që nuk mund ta kalojnë as pragun, e madje të mos votohen as ata që s’mund ta mbajnë qeverinë as për 50 ditë.

May be an image of one or more people and people standing

“Mos hidhni votë për ata që s’mund ta kalojnë pragun, e as për ata që i fitojnë do vota po s’mund të rrinë as 50 ditë në pushtet”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërsa ka shpalosur planin e rimëkëmbjes në fushën e ekonomisë, drejtësisë e të shëndetësisë, Hoxhaj ka thënë se fitorja e PDK-së tashmë ka nisur në Malishevë, para përkrahjes së madhe që mori sot nga qindra të pranishëm.

May be an image of 1 person and standing

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës në…