Hoxhaj tregon betejën historike për anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA (video)
21 dhjetor 2025
| 11:51
Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe kandidat i PDK-së për deputet me numër 4, Enver Hoxhaj, ka rikujtuar përpjekjet historike për anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA, në një video tematike për sportin e realizuar me inteligjencë artificiale, e cila po shpërndahet masivisht në rrjete sociale.
Hoxhaj ka theksuar se bashkë me legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, kanë trokitur “në çdo derë” ndërkombëtare për ta bërë Kosovën pjesë të familjes botërore të futbollit, pavarësisht pengesave politike dhe rregullave të ashpra të kohës.
“Na thanë se ishte e pamundur. Rregulli atëherë ishte brutal: nëse nuk je në OKB, nuk mund të jesh as në UEFA e FIFA. Por ne nuk u ndalëm”, ka deklaruar Hoxhaj.



