Hoxhaj: Veseli do të jetë kryeministër i Kosovës

08 shtator 2019 | 19:48

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, në Konventën për nominimin e kandidatit për kryeministër të kësaj partie në zgjedhjet e 6 tetorit, ka thënë se Kadri Veseli do të jetë kryeministër i Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se PDK-ja është parti e shpresës dhe besimit.

“Jam krenar që e njoh z. Veseli pothuajse 30 vite si njeri politikan dhe patriot. Ai u beson qytetarëve të Kosovës dhe rinisë”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka thënë se Kadri Veseli e ka guximin për vendime të mëdha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PDK ka prezantuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë…