Hoxhaj: Vetëvendosje t’i bëjë ftesë serioze PDK-së nëse do rrëzimin e qeverisë Hoti

17 dhjetor 2020 | 15:24

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim me Sindikatën e Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ku pas këtij takimi ka mbajtur një konferencë për medie.

Duke folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit, Hoxhaj ka thënë se është i gatshëm që këtë ta diskutojë edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

“Mendoj se me zotin Hoti, nuk kem nevojë fare për takim, vetëm me zotin Mustafa për neve është partner, ne jemi opozitë ata janë qeveri. Qasja jonë është e qartë, ne duam që vendi të mos mbetet pa kreun shtetëror, që Kosova të ketë president, dhe jemi të gatshëm të japim votat tona, por presidenti duhet të zgjedhet nga Partia Demokratike e Kosovës. Kjo nuk nënkupton raport të ri me qeverinë, por vetëm sjellje shtetërore”, ka thënë Hoxhaj.

Më tutje, ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje duhet të bëjë ftesë serioze për rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

“Vetëvendosja nëse është e interesuar që t’i japë fund kësaj qeverie, duhet të na bëj ftesë serioze. Ata e kanë nisur mocionin, le të bëjnë ftesë dhe takohemi. Po ta kishte nisur PDK mocionin do ta kishte ftuar Vetëvendosjen. Qëndrimi ynë është i kristaltë”, është shprehur Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UNICEF-i dhe Ambasada Britanike kanë lansuar një nismë të përbashkët,…