Hoxhaj viziton liderin e BDI-së, Ali Ahmetin

16 shtator 2021 | 19:38

Ish ministri i Punëve të Jashtme, deputeti, Enver Hoxhaj, ka vizituar sot liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.

Hoxhaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Ali Ahmeti është lider shembull që me mençuri, guxim dhe vizion i bëri shqiptarët aty zot në shtëpinë e tyre, me të drejtat më të larta politike dhe shtetërore.

“Vizitë tek lideri historik i shqiptarëve në Maqedoni të Veriut dhe miku im, Ali Ahmeti!
Lider shembull që me mençuri, guxim dhe vizion i bëri shqiptarët aty zot në shtëpinë e tyre, me të drejtat më të larta politike dhe shtetërore!”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës ka hapur sot fushatën zgjedhore, përmes…