
HRISTIJAN MICKOSKI KARTË QË DO TË DIGJET FLAKË NGA UDHËHEQËSI ALI AHMETI
Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti, në karrieren e tij prej ilegali atdhetar, luftëtari çlirimtar e politikani popullor, ka shënuar gjithmonë suksese dhe ka arritur vetëm fitore!
Lideri karizmatik Ali Ahmeti, para Kryeministrit aktual të Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, tetë oponentë politik nga kampi maqedon i ka rrezuar dhe i ka dërguar në pension politik, dhe ata janë:
1. Ljubço Giorgevski
2. Branko Crvenkovski
3. Hari Kostov
4. Vllado Buçkovski
5. Nikolla Gruevski
6. Emil Dimitriev
7. Zoran Zaev dhe
8. Dimitar Kovaçevski!
Tash radhën e ka i 9-ti, Kryetari dhe Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili do të dërgohet jo vetëm në pension politik, por edhe do t’i mbahet leksion historik, se si bëhet politika progresive dhe integruese euroatlantike, se si ruhet dhe se si krijohet uniteti nacional e shtetëror, si krijohen aleancat dhe si arrihen koalicionet me shtete të mëdha sikur janë SHBA dhe NATO!
Kryetari i tretë i VMRO-së pas Ljubço Giorgevskit dhe Nikolla Gruevskit, Hristijan Mockoski, është parë dhe po shihet qartë se me politikën e Tij, është shprehje e orekseve antishqiptare, se e ka prioritet t’i rikthejë disfatat e pësuara gjatë luftës së armatosur të vitit 2001, në fitore në tryezë dhe garë politike kundër Kryekomandantit të UÇK-së dhe Udhëheqësit shpirtror shqiptar, integristit të famshëm Ali Ahmet!
Është i pa fat Kryetari i VMRO-së e Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, sepse përballë tij ai ka shqiptarin më të madh të shekujve shqiptar jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe Udhëheqësinë më të lavdishëm të popullit, Atdheut e Kombit Ali Ahmetin, i cili në momentet më dramatike, atëherë kur rrezikohet palca kurrizore kombëtare, ngritet mbi interesat e tij personale e familjare, mbi ato politike e partiake, shtrinë dorën e pajtimit dhe ndërton urat e unitetit popullor e kombëtar, të pashembullt, të paparë e të padëgjuar kurrë më parë jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por në tërë hapësirën shqiptare dhe më gjerë!
Ka kaluar koha kur maqedonët dërgonin emisarët e tyre special në postet e larta të partive politike shqiptare sikur ishte rasti i Nënkryetarit të Parë Apostoll Apostollski të PPD-së, parti kjo e regjistruar me 15 Prill të vitit 1990 ne Shkup!
Hristijan Mickoski u ngrit dhe mori hov nga vota antishqiptare, votë kundër Ali Ahmetit dhe kundër BDI-së, votë kundër koalicionit Fronti Europian, por edhe kundër frymës së Bashkimit Europian dhe kundër Bullgarisë si mbështetëse për Maqedoninë e Veriut për hyrje në BE!
Kryetari VMRO-së dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, koha do ta dëshmojë se kursi i tij antishqiptar dhe veprimi i tij kundër Liderit të Kombit Ali Ahmeti, jo vetëm do të dështojë me turp, por edhe do të jetë mësim i madh dhe orë historie, se kushdo që shkel dhe cenon marrëveshjet ndërkombëtare sikur është Marrëveshja e Ohrit, kushdo që përbuzë Gjuhën Shqipe dhe cenon përdorimin e Flamurit Kombëtar Shqiptar dhe tenton të përsërisë në variante të reja prezencën e fenomenit Apostoll Apostollski, s’ka jetë të gjatë, zhvishet dhe goditet rëndë e pëson debakël!
Hristijan Mickoski është karta e madhe politike që do të digjet flakë nga Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti!
Prishtinë, 10 Shtator 2025!