HSBC do të shkurtojë mijëra vende pune

18 shkurt 2020 | 13:03

Banka më e madhe në Evropë, HSBC, ka njoftuar se do të shkurtojë rreth 35,000 vende pune, për t’u përqendruar më shumë në tregjet në rritje në Azi dhe për t’u përballur më mirë me pasiguritë globale.

Shefi i përkohshëm ekzekutiv i bankës, Noel Quinn, ka theksuar se numri i njerëzve të punësuar do të bie nga 235,000 në 200,000 në tri vjetët e ardhshëm.

Quinn ka thënë e ekipi i tij tashmë ka nisur me zbatimin e planeve.

Ristrukturimi, sipas tij, përfshin “konsolidimin” e disa pjesëve të biznesit dhe “riorganizimin e funksioneve globale dhe të selisë”.

Banka, e cila është me seli në Londër, por fiton pjesën më të madhe të parave të saj në Azi, raportoi se fitimi i saj neto ka rënë me 53 për qind në vitin 2019, përkatësisht 6 miliardë dollarë, transmeton “REL”.

Shkurtimi i 35,000 vendeve të punës nënkupton zvogëlim të rreth 15 për qind të fuqisë punëtore.

Banka HSBC aktualisht operon në më shumë se 50 vende në Amerikën e Veriut, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Azi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot…