Shukeri do ta vizitojë Kosovën

07 dhjetor 2020 | 12:50

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Shuker do ta vizitoj Kosovën.

Vizita e kreut të futbollit kroat pritet të ndodhë qysh në fillim të vitit të ardhshëm, nëse gjendja me pandeminë vjen duke u përmirësuar.

Ai me këtë rast do të jetë mysafir i FFK-së, e ku do të ketë takime edhe me krerët e institucioneve shtetërore, si dhe do të vizitojë një shkollë të futbollit.

Suker po ashtu do të ketë edhe një paraqitje para gazetarëve, ku do të flasë për përvojën dhe të arriturat e tij si futbollist dhe si President i Federatës kroate, por edhe si anëtar i KE të UEFA-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në…