
Babë e bir arrestohen në Kaçanik, kanosën një polic
15 qershor 2025
| 09:30
Babë e bir janë arrestuar në Kaçanik, të cilët dyshohet se kanë kanosur një zyrtar policor.
Sipas raportit të policisë, rasti ndodhi në ambientet e Stacionit Policor në Kaçanik.
“Janë arrestuar dy të dyshuarit m/k (babë e birë), pasi që në stacionin policor kanë kanosur viktimën m/k zyrtar policor. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.