Ja sa votues nga diaspora u regjistruan për votim në çdo komunë

01 shtator 2025 | 08:18

46 mijë e 15 shtetas të Kosovës nga 46 shtete të ndryshme të botës, janë regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale.

Kjo shifër është bërë e ditur pas përfundimit të afatit për regjistrim nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë për KosovaPress, se të dhënat përfundimtare do të publikohen në javën e parë të muajit shtator, me rastin e certifikimit të listës së votuesve.

“Nga data 23 korrik dhe deri në përfundim të afatit, më 29 gusht, përmes platformës elektronike të KQZ-së janë pranuar 56,778 aplikime për regjistrim për votim me postë, prej të cilave janë aprovuar 46,015, ndërkaq janë refuzuar 10,094 të tjera”, ka thënë Elezi.

Ja sa votues nga diaspora u regjistruan për votim në çdo komunë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleatët evropianë të Kievit po punojnë mbi “plane shumë të…