Kurti hedh votën

09 nëntor 2025 | 08:56

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kryer votimin e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Ai ka votuar në Universitetin e Prishtinës, konkretisht në Fakultetin Juridik.

Para mediave, Kurti u shpreh se shpreson që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe të marrin pjesë aktive në procesin demokratik.

 “Besoj se sot të gjithë jeni zgjuar herët në mëngjes. Ditë e mirë për demokracinë dhe vullnetin e mirë. Republika e Kosovës mban zgjedhjet në raundin e dytë për balotazh në 18 komuna. Unë kam votuar këtu në Prishtinë, në ndërtesën e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë rastin dhe të bëhen pjesëmarrës dhe vendimmarrës për kryetarët e komunave dhe për të ardhmen e tyre”, tha Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti amerikan Joe Biden i bëri një kritikë të fortë…