Bashkësia Islame publikon vaktinë e Ramazanit, në këtë orë është iftari i parë

18 shkurt 2026 | 08:03

Bashkësia Islame e Kosovës e ka publikuar vaktinë e Ramazanit për këtë vit.

Muaji i shenjtë do të filloj me datën 19 shkurt, kjo do të jetë dita e parë e agjërimit.

Iftari i parë është në ora 17:21, kurse syfyri i parë në ora 04:49 të mëngjesit.

Dita e parë e Fitër Bajramit është me 20 mars dhe Namazi i Fitër Bajramit do të falet në ora 06:18 në mëngjes.

Muaji i shenjtë përfundon me datën 19 mars, ku iftari i fundit shënohet në ora 17:55.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edith Harxhi, ka…