Rusia dënon qytetarin në Moskë veç pse dëgjoi muzikë ukrainase

14 tetor 2022 | 08:38

Në Rusi është duke mbretëruar një atmosferë kaosi, censure dhe shkelje e drejtave të njeriut, ku mendimi ndryshe prej atij të presidentit Vladimir Putin, sanksionohet në forma të ndryshme.

Një rast i tillë është regjistruar sot në Moskë, ku një qytetar është dënuar me 15 ditë burgim për një arsye krejt banale.

Ky qytetar i Moskës ishte duke dëgjuar muzikë ukrainase në makinën e tij kur u ndalua nga policia që menjëherë e prangosi.

Ai u arrestua me pretekstin se me dëgjimin e muzikës ukrainase, ka “diskredituar ushtrinë ruse”.

Ky veprim po cilësohet si i pakuptimtë, nga aktivistë dhe drejtues të organizatave që mbrojnë të drejtat e njeriut.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjetja e hapësirave të gjelbra është një sfidë në çdo…