Antigona Behrami mban seminarin për motivim, salla s’i zë njerëzit
Autorja dhe mentorja e motivacionit, Antigona Behrami, ka mbajtur dje në sallën e konferencave në “Hotel Sirius” në Prishtinë seminarin e radhës dhe ka përuruar të gjashtë librat e saj.
Edhe pse muaj dhjetor, muaj i festave, ajo arriti të mbledhë numër jashtëzakonisht të madh të njerëzve, saqë disa persona në sallë duhej të qëndronin në këmbë.
Pas përfundimi të seminari, Behrami ka publikuar disa fotografi në “Facebook” dhe ka shkruar:
“Një seminar përplot energji të pastër. Një seminar ku na vjen keq se as fotoja s’e kap dot numrin e madh të pjesëmarrësve. Një seminar përplot dashuri e histori të gjalla që kishin udhëtuar nga vende të ndryshme të botës vetëm për të marrë pjesë në seminar e të tregojnë historitë e tyre të shërimit dhe për fuqinë e mendjes që shëron. Histori që do të ngelen në mendjen e secilit nga ne, se ne me mendjen tonë mund ta ndryshojmë gjithë gjendjen e jetën tonë. Sa histori e sa dashuri mbretëroi në sallë, nuk përshkruhen dot me fjalë. Gëzohem për ju që jeni zgjuar. Gëzohem për ju që i keni hapur zemrën e mendjen vetes, se vetëm kështu jetohet e vërteta. Jam e lumtur e falënderuese Zotit për secilin nga ju që ishit të gatshëm për ndryshim.
Ju falënderoj pa fund për gjithë dashurinë e gjithë respektin e për gjithë ato dhurata me shkrimet e juaja. Kurrë nuk do t’i harroj fjalët e falënderimet e juaja që m’i keni thënë e shkruar. Vërtet ju dua shumë, sepse vetëm atëherë kur ju jeni gati për ndryshim, ai do të vijë dhe këto foto po tregojnë se sa jeni gati.
Ju dua shumë!
E juaja, Antigona”.




