Botohet libri i Dhurata Hotit, ‘Eliza dhe tregime tjera’

22 tetor 2023 | 09:11

Ka dalë nga shtypi libri më i ri i Dhurata Hotit, ‘Eliza dhe tregime tjera’, shtypur nga shtëpia botuese ‘Armagedoni’.

Libri është i ndarë në 13 tregime. Secili prej tyre ka një histori të vertetë e të veçantë.

Autorja për librin:

Libri ka 13 tregime, të cilat ndonëse nuk kanë ndonjë lidhshmëri kronologjike, mund të lexohen si një udhëtim i vetëm që të ndal nëpër stacione të ndryshme. Realiteti brenda këtyre historive sikur ka një tendencë fluide që formësohet prej gjendjeve emocionale të personazheve. Moti, zhurmat,fjalët, lëvizjet dhe mendimet e personazheve synojnë ritmin e një gjendjeje të skajshme emocionale, ku vija që ndan atë që është reale dhe fantazi t’hollohet dhe ne bëhemi vëzhgues intim të brenda një mendje jo të besueshme. Ndjejat dhe mendimet kontradiktore, dashuritë e marrëdhiet toksike që përsëriten pafundësisht si një mallkim i miteve antike, marrin forma shpeshherë fizike dhe i përndjekin personazhet.

Secila histori është e bazuar në një ngjarje të vërtetë, por e transformuar në alegori të bazuara në mite e fantazi. Dhimbja duhet të tranformohet. Shpesh të paaftë për të përtypur këtë ndjesi, truri ynë krijon iluzione për të na mbrojtur, por pa arritur ta shërojmë, ne rikrijojmë situata ku trauma përsëritet. Këto situata, për të cilat herë jemi të vetëdijshëm e herë jo, janë fokusi kryesor i këtyre tregimeve.

Bio e shkurtër:

Dhurata Hoti ka studiuar pr dramaturgji n Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Eshtë autore e disa tregimeve të shkurtra, e shfaqjeve teatrale, e skenarëve të filmave dhe e shkrimeve gazetareske. Shkrimet e saj janë një mënyrë për të eksplruar ceshtje personale dhe sociale, të pavetëdijshme kolektive, mitet, kërkimin e identitetit dhe marrëdhëniet bashkëkohore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë zbardhur  disa pjesë nga dosja e SPAK për privatizimin…