Vdiq mjeku Shaip Morina, vlerësohet kontributi i tij në kirurgji

04 dhjetor 2023 | 08:44

Ka vdekur Shaip Morina, kirurg i pensionuar, që për shumë vjet ka punuar në Spitalin e Gjilanit.

Morina, nga fshati Hodonoc, ka vdekur të dielën, ndërsa Spitali i Gjilanit ka bërë një njoftim duke shkruar për kontributin e tij në ngritjen e kapaciteteve të kirurgjisë në Spitalin e Gjilanit.

Njoftim mortor

Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëpunëtorit tonë shumëvjeçar, punëtorit të devotshëm, kirurgut dr. Shaip Morina.

Dr. Shaip Morina ndërroi jetë në moshën 68 vjeqare, ai do të mbahet në mend për përkushtimin e tij në ndihmë pacientëve dhe për kolegialitetin e tij në raport me mjekët dhe personelin e Spitalit në përgjithësi.

I ndjeri ka dhënë kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ngritjen e kapaciteteve të Repartit të Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Me këtë rast, menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, në emër të të gjithë mjekëve, infermierëve dhe të gjithë personelit u shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Morina, miqëve dhe të afërmve të dr. Shaip Morinës.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për dr. Shaip Morinën!

U prehtë në paqe shpirti i tij!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova e Shqipëria u afruan edhe më shumë mes veti…