
Kurti sonte konferencë për sulmin në Ibër Lepenc
01 dhjetor 2024
| 16:42
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, do të mbajnë konferencë për medie sonte.
Këtë njoftim e ka dhënë Zyra e Kryeministrit, ku thuhet se konferenca pritet të fillojë nga ora 17:30.
Arsyet kryesore të mbajtjes së konferencës nuk janë bërë publike.
Të premtën e 29 nëntorit ka ndodhur një sulm terrorist ku është sulmuar me eksplozivë kanali i Ibër Lepencit në komunën veriore të Zubin Potokut.
Ndërsa në konferencën e jashtëzakonshme të Kurtit është bërë me dije se “Serbia qëndron mbrapa këtij sulmi”. E Bashkësia Ndërkombëtare kanë reaguar në mbështetjen e plotë të Kosovës, pas sulmit.